Moska ka kryer me sukses lëshimin e një rakete balistike interkontinentale nga një nëndetëse bërthamore. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e e Rusisë, sipas të cilës sot një raketë balistike interkontinentale “Sineva” u lëshua nga nëndetësja bërthamore “Verkhoturie” që lundronte në Detin Barenc, dhe ka goditur në poligonin Kura’, në Kamciatka, në lindjen e largme ruse.

“Edhe pse karakteristikat teknike të shumicës së raketave ruse janë sekrete, këto armë vdekjeprurëse tani janë përdorur masivisht kundër një armiku mijëra kilometra larg, duke goditur dy objektivat e tyre në Siri dhe titujt e gazetave në mbarë botën”, e nis shkrimin e saj agjencia ruse e lajmeve “Sputnik“. Goditja rezultoi në eliminimin e dy qendrave të rëndësishme komanduese të ISIS në krahinën e Raqqah./Panorama/

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: