ITALI- Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për terrorizëm. Edmond Ahmetaj jetonte prej vitesh në Bari bashkë me gruan dhe vëllain, dhe mësohet se kishte dokumente italiane, pasi e kishte marrë nënshtetësinë në maj 2016.

38-vjeçari adhuronte ISIS, dhe përbuzte viktimat në Bataclan. Gjithçka është zbuluar nga rrjeti social “Facebook”.

Në postimet e tij, ai përcillte mesazhe pro terrorizmit. Dhe ky qëndrim i tij është vënë re edhe në kohën e sulmeve në Paris.

Ka qenë pikërisht kjo koha, kur nisën edhe hetimet ndaj tij.

Në momentin e arrestimit, atij iu gjet edhe një video, në të cilat përmbahen materiale që flasin për një sulm të mundshëm në Romë.

Shqiptari akuzohet se ka bërë propagandë xhihadiste në rrjetet sociale, dhe sipas mediave italiane ai komunikonte edhe me persona të tjerë që shfaqnin tendenca të tilla.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb