Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka komentuar mesazhet e ambasadores amerikane që u ka bërë thirrje partive politike të ‘pastrojnë’ listat.

Meta thotë se ky ka qenë një problem serioz në të gjitha nivelet e pushtetit, por ai i bën thirrje partive që më 25 prill të garojnë me figura me integritet.

Ai kërkon që si partitë dhe qytetarët të distancohen nga figurat që nuk i përfaqësojnë.

 

”Fakti që ne kemi bërë një ligj për dekriminalizimin, tregon se ka qenë problem serioz. I Kuvendit, pushtetit vendor, i niveleve të tjera, të qeverisjes.

E domosdoshme më 25 prill të tregohet vullnet nga forcat politike, dhe vetë qytetarët për t’u distancuar nga figurat që nuk përfaqësojnë qytetarët, interesin e lartë publik. Dhe që kanë ato problemet e qarta në ligjin e dekriminalizimit.
Partitë të jenë në garë me figura me sa më shumë entigreitet.”- tha Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb