Në studion e ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 janë komentuar paralelisht edhe mesazhet e publikuara nga Ilir Meta që i përkisnin një diplomati të huaj lidhur me zgjedhjen e kandidaturave në Gjykatën Kushtetuese.

Iljazaj thotë se kupton që Meta do e çojë deri në fund luftën e tij kurse Vasjari nga ana tjetër e quan si një marrëveshje ose një prej marrëveshjeve që janë bërë por që thotë se Reforma në Drejtësi nuk bëhet me negocime.

Nga ana tjetër Minxhozi hedh kritika ndaj Presidentit për nxjerrjen e mesazheve sidomos të një diplomati të huaj teksa thotë se Presidenti rrezikon të vetizolohet.

 

ERVIS ILJAZAJ: Unë nuk e di se me aq sa shoh, ose po interpretoj, po e shoh që Meta po e çon deri në fund luftën e tij. Ai ka shprehur edhe dyshimet për diplomacionë e tij.

 

 

ARJAN VASJARI: Më shumë se sa ky lapsus moral sepse dhe unë besoj që, unë nuk e lidh dot. Po e përkufizoj si lapsus moral pasi nuk do e pranoja nga një individ i zakonshëm, dhe jo më nga kreu i shtetit. Është jo etike. Por na ndihmojnë ato mesazhe duke thënë që ka një marrëveshje? A na ndihmon të shpjegojmë. Nuk e di sa ndërkombëtarë janë dakord me këtë lloj negocimi. Për ata që ndërtojnë Republikë bananesh, ndërtojnë Reformë bananesh. Por Reforma në Drejtësi nuk mund të bëhet me negocim. Ky është një prej marrëveshjeve që patëm fatin ta shohim.

 

 

JORDAN DACI: Aleat më të mirë se SHBA as kemi pasur dhe as do kemi asnjëherë.

 

SKËNDER MINXHOZI:  Kjo nuk është ajo që ne lexojmë. Dhe duam sqarim. E jashtëzakonshme. Ajo nuk është një kulisë. Ne e dimë që palët ishin kacafytur në lidhje me avancimin e kandidaturave në një kohë që ishte bllokuar diçka. Nuk është kulisë, është një përpjekje për të zhbërë një lëmsh. Realisht të dekonspirosh nga pozita e kreut të shtetit, një off- the records, jo zyrtar që nuk duhet bërë publik se është në process, me të huaj, bën që të izolohesh në zyrë, të paragjykosh këdo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb