Mesazhet e Presidentit amerikan Joe Biden dhe atij rus Vladimir Putin në ditët e fundit kanë qenë kryefjalë e mediave botërore.

Vizita e Biden në Ukrainë dhe më pas qëndrimi në Varshavë, Poloni për samitin e 9 vendeve, mesazhet e dhëna, si dhe fjalimi i Putin para kombit janë parë si dy anët e dy forcave kryesore, Perëndimit dhe Rusisë. Por çfarë thonë eksperët e komunikimit në Shqipëri dhe të luftës?!

Gazetarja Gerta Zaimi, Kryeredaktore e “Albanian Post” nxori disa nga pikat kryesore.

“Në samitin e Varshavës presidenti amerikan theksoi angazhimin ndaj nenit 5 të NATO-s. Biden në vizitë ne tij vajti si lider i botës perëndimore. Për të thënë ne jemi këtu, mendove se do thyeje aleancën tonë, por nuk e thyeve. Nuk pashë ndonjë fjalim historik, por i gjithë fjalimi ishte i mbushur me simbolikë.

Te fjalimi i Putin pati 54 duartrokitje, por janë më pak se ato që kanë qenë herët e tjera. Një Putin që i vë fajin Perëndimit për ato që kanë ndodhur. Iu bëri apel oligarkëve të kthehen. Diskutimi i Putin qe shumë më i dobët nga ai që pritej. Nuk dha asnjë shenjë për t’u ulur në tratativa. Ishte më tepër drejtuar opinionit të brendshëm.
Gjeneralët e luftës në Ukrainë nuk ishin prezent. Nuk u përmendën asnjëherë skuadrat e grupit Wagner. Pashë një tension shumë të madh të brendshëm brenda strukturës hierarkike në Rusi”, tha Zaimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb