27 marsi në kalendar, shënon në mbarë botën edhe Ditën Botërore të Teatrit. Aktorja e njohur e Teatrit “Migjeni” në Shkodër Merita Smaja, duke përshëndetur dhe uruar kolegët e saj, kujton se “Shënimi i Ditës botërore të teatrit është inicuar në Kongresin e 9-të botëror të Institutit Ndërkombëtar Teatror – INT të UNESKO-s në qershor të vitit 1961, ndërsa që nga viti në vijim ai shënohet me datën 27 mars, datë kjo kur është hapur sezona e “Teatrit të kombeve” në Paris”.

“Sot, vijon Smaja, “kjo shënohet në mënyra të ndryshme në pothuajse njëqind qendra të INT-së”. “Instituti Ndërkombëtar Teatror (INT), thekson aktorja shkodrane, është themeluar në vitin 1948 nga UNESKO dhe është organizata më e rëndësishme joqeveritare në sferën e arteve interpretuese”. “INT insiston ta promovojë këmbimin ndërkombëtar të njohjeve, ta stimulojë krijimtarinë dhe ta rrisë bashkëpunimin ndërmjet njerëzve të teatrit dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë me qëllim që të përforcohet paqja dhe miqësia mes popujve”, thekson artistja Smaja.

Sakaq, Interanational Thetre Institute (ITI), Organizata Botërore për Artin e Performimit zgjedh çdo vit një personalitet të fushës, i cili shkruan një mesazh për ta përkujtuar e theksuar vlerën e këtij lajmëtari gjenial. Mesazhi i Ditës Botërore të Teatrit për vitin 2015 është realizuar nga drejtori i Teatrit të Varshavës “Nowy Teatër” , studiuesi i histori filozofisë, romancieri dhe dramaturgu i njohur Polak Krzysztof Warlikowski.

Meszhi i Warlikowski-t vjen i përkthyer prej anglishtes nga Oltion Kadaifçiu.

“ Mjeshtrat e vërtetë të teatrit, më lehtë se kudo, gjenden largë skenës, dhe përgjithësisht, ata nuk kanë interes për teatrin si një makinë që replikon konvencione eriprodhon klishe”, shprehet Warikowski.

TIRANE-“Ata kërkojnë burimin pulsues, rrëketë e gjalla që synojnë të tejkalojnë sallat e shfaqjeve apo mizëritë e njerëzve kërrusur mbi kopimin e një bote, apo një tjetre. Ndërsa ne kopjojmë botë të krijuara, që përqendrohen apo mbështeten në debate me audienca, në emocione që gëlojnë poshtë sipërfaqjes” , dhe në fakt nuk ka asgjë që mund të rrëfejë pasione të fshehura më mirë se teatri” shton dramaturgu Polak.

“Shpesh”, vijon mesazhi i Waikoswkit, ” unë i drejtohem prozës për udhërrëfim, ditë pas dite e gjej veten tek mendoj për shkrimtarë që rreth njëqind vjet më herët përshkruanin profetisht, e njëkohësisht përmbanin, rënien e zotave të Evropës, muzgun që pllakosi qytetërimin tonë në një errësirë ende për tu ndriçuar”. “Po mendoj për Franz Kafkën, Tomas Man-in e Marsel Prustin. Sot, do të llogarisja edhe Xhon Maksuell Koetzen (John Maxwell Coetzee) në atë grup profetësh.“Arsyetimi i tyre për fundin e pashmangshëm të botës – jo të planetit, por të modelit të marrëdhënieve njerëzore – dhe të rendit shoqëror e trazirave, është mprehtësisht aktual për ne këtu dhe tani” vazhdon të shkruhet në mesazhin e dramaturgut.

“Për ne që jetojmë pas fundit të botës, që jetojmë faqe krimeve e konflikteve që flakërojnë në vende të reja edhe më shpejt nga sa e kudondodhura media mund të sjellë”, shton Warlikowski

“Këto flakë shpejt bëhen të mërzitshme dhe veniten prej raportimeve të shtypit, për të mos u kthyer më kurrë, dhe ne ndjehemi të pashpresë, të llahtarisur e të mpakur, nuk jemi më të zotët të ngrejmë kulla, dhe muret që me kokfortësi ngrejmë nuk na mbrojnë prej asgjëje – përkundrazi, ato vetë kërkojnë mbrojtje dhe përkujdesje që konsumon energjinë tonë jetësore”, shkruhet në mesazh.

“Ne nuk kemi më fuqinë të përpiqemi e shquajmë atë që rri pas porte, pas muri, dhe pikërisht kjo është arsyeja që teatri duhet të jetë dhe ku duhet të kërkojë forcën e vet, të diktojë brenda, aty ku shikimi është i ndaluar. Legjenda kërkon të shpjegojë atë që nuk shpjegohet. Sepse ajo ngrihet mbi të vërtetën, ajo duhet të përfundojë në të pashpjegueshmen” – kështu përshkroi Kafka shndërrimin e legjendës së Prometeut. Jam i bindur se të njëjtat fjalë duhet të përshkruajnë teatrin, dhe ky është lloji i teatrit, që i bazuar tek e vërteta dhe që gjen fundin e vet tek e pashpjegueshmja, që uroj për gjithë punëtorët e tij, ata në skenë e ata në publik, dhe e uroj këtë me gjithë zemër”, përfundon mesazhi i dramaturgut Krzysztof Warlikowski.

(a.n/ata/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: