Universiteti i Tiranës ka njoftuar se mësimi vijon normalisht në auditorë, duke përgënjeshtruar kështu mesazhin që u është dërguar studentëve në rrjetin social “Whatsapp”, e ku thuhej se mësimi do të vijonte “online”.

Universiteti me anë të një njoftimi në “Facebook”, e ka cilësuar si të pa vërtetë këtë lajm. Ata nënvizojnë se vendimet, jepen përmes faqeve zyrtare të fakulteteve, e bëjnë thirrje që të injorohen njoftimet e tjera të ofruara nga kanale të tjera komunikimi.

Postimi i Universitetit të Tiranës:

Mësimi vijon normalisht në AUDITORË

Gjatë ditës së sotme, në rrjetin WhatsApp ka qarkulluar një njoftim i cili thekson se Universiteti do të vijojë procesin mësimor online.

Ky është një informacion i PAVËRTETË!

Gjejmë rastin të theksojmë se:
Informacionet dhe lajmet zyrtare të Universitetit të Tiranës shpërndahen vetëm në faqen zyrtare të internetit të Universitetit të Tiranës; në faqet zyrtare të Fakulteteve të UT-së dhe në faqet tona zyrtare në rrjetet sociale.

Mësimi vijon me prezencë fizike në AUDITORË në të gjitha fakultetet e Universitetit të Tiranës.
Lutje cilitdo student që të konsultojë dhe të konsiderojë vetëm kanalet zyrtare të komunikimit.
Faleminderit!

Ut
Ut

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb