Saimir Tahiri kishte lidhje të pashpjegueshme, por të vazhdueshme me Habilajt. Ish ministri i brendshëm lejoi me ndërgjegje që pjesëtarët e grupit kriminal të abuzonin me pozitën e tij, ndërsa nuk mori masa për goditjen e aktitetit të tyre kriminal. Kështu arsyeton Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër korrupsionit e krimit të organizuar në vendimin voluminoz përmes të cilit cilësoi fajtor dhe dënoi me 3 vite e 4 muaj burgim, ish ministrin Saimir Tahiri dhe ish drejtorin e policisë së Vlorës, Jaeld Cela.

Në dokumentin prej 278 faqesh, treshja gjykuese arsyeton sesi e shpërdoroi detyrën ish zyrtari i lartë dhe përse ai nuk mund të dënohet për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.

Saimir Tahiri –  arsyeton gjykata – iu shiti makinën Habilajve dhe me ndërgjegje nuk u kujdes të ndërronte pronësinë. Në këtë mënyrë, ai i lejoi ata të përdonin pushtetin e tij në mënyrë abuzive.

“Vëllezërit Habilaj e blenë makinën e ministrit të brendshëm,  me qëllim për të përdorur si kredencial dhe simbol për të ndikuar tek të tretët dhe të mos shqetësoheshin në aktivitetin e tyre kriminal”, argumenton trupa gjykuese. Sipas saj, Saimir Tahiri ndohëse e ka ditur se çfarë përfaqësojnë kushërinjtë e tij në Vlorë, ka lejuar që një gjë e tillë të ndodhë. Ai nuk mori masat e duhura për të goditur grupin kriminal”.

Gjykata argumenton më tej, se Tahiri nuk u kujdes të shmgante kontaktet me eksponentë të krimit të organizuar.

“Funksioni i rëndësishëm publik i Ministrit të Punëve të Brendshme, kërkon manifestim dhe ruajtje të standarteve në shmangien e konfliketeve të mundshme të interesit, dhe në shmbangien e kontakteve, qoftë direkte apoo indirekte me persoana të përfshirë në krim të organizuar”, theksohet në vendim.

Si lidhje ta pashpjegueshme, gjykata konsideron edhe faktin se familjarët e Tahirit udhëtuan drejt Italisë me Moisi Habilaj, ndërsa një nga vartësit e tij direkt kishte lum mesazhesh me kreun e grupit kriminal.

Gjykata rrëzon prokurorinë, e cila e akuzon Tahirin si pjesëtarë të grupit kriminal Habilaj, sepse sipas saj, aktiviteti kriminal i tyre kishte nisur shumë më herët sesa ish ministri i brendshëm të merrte detyrën. Në lidhje me dhuratat që pretendohet se grupi kriminal Habilaj iu blen familjarëve të Saimir Tahirit, gjykata thotë se provohet që ata i blenë për këtë qëllim, por nuk u arrit të provohej që Siamir Tahiri t’i ketë pranuar apo marrë ato.

Sipas gjykatës, Saimir Tahiri ka përfituar në mënyrë indirekte nga Habilajt, kur lejoi që Artan Habilaj ta shoqëronte drejt Greqisë për pushime, ndërsa Moisi Habilaj, kreu i grupit kriminal i riparoi skafin në Itali. zbardhja e vendimit i hap rrugë rekursit në gjykatën e lartë nga dy të pandehurit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb