TIRANË

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi iu është drejtuar ish-deputetëve të selisë blu me një mesazh, ku u kërkon të mos komentojnë asnjë fjalë mbi deklaratat e shefit të prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt.

Sipas tij, beteja e opozitës është me kryeministrin Edi Rama dhe me bandën që e rrethon. Ai mes tjerash thekson se ky është një diversion i përgatitur me qëllim për të larguar vëmendjen nga kriza politike e shkaktuar në Shqipëri.

Gazetari i “BalkanWeb”, Klajdi Bodlli ka siguruar mesazhin, që Bardhi iu ka drejtuar sot ish-deputetëve.

“Asnjë  koment për deklarata e Borchard. Është diversion i pastër për të larguar vëmendjen  nga kriza politike dhe shkaqet e saj. Beteja jonë nuk është as me Borchardt dhe as me Spiropalin. Por me Edi Ramën dhe bandën në pushtet”- shkruhet në mesazhin e sekretarit të PD-së, drejtuar ish-deputetëve.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: