Këtë javë, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu hapi nga Rrësheni takimin e parë të Serisë së Bisedave të Ambasadës Amerikane me të rinjtë. Ambasadori u takua me nxënës të shkollës së mesme, foli mbi punën që Ambasada kryen në Shqipëri, si dhe bashkëbisedoi për të ardhmen, shpresat dhe sfidat e tyre.

Si një leksion demokracie, Ambasadori Lu iu tha të rinjve të Rrëshenit se nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni atë. Ai tha se brezi i ri do të jetë më i mirë se brezi i tyre në udhëheqjen e Shqipërisë drejt të ardhmes europiane.

“Ju jetoni në demokraci. Ju duhet të kërkoni dhe nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni atë. Kështu funksionon demokracia…
Në demokraci, përgjegjësinë dhe pushtetin e keni ju. Ne mirëpresim ditën kur ju do të jeni udhëheqësit e Shqipërisë. Sepse ne kemi besim tek ju. Ne besojmë se brezi juaj do të jetë më i mirë se brezi i tyre në udhëheqjen e Shqipërisë drejt të ardhmes së saj europiane”, tha deklaruar ambasadori amerikan Donald Lu në aktivitetin me të rinjtë nga Rrësheni.

FJALIMI I PLOTË
Ju jeni të rinj. E ardhmja juaj është në Shqipëri dhe e ardhmja e Shqipërisë jeni ju. Unë besoj fuqimisht se Shqipëria do të bashkohet me Bashkimin Evropian në dekadën e ardhshme.

Të gjithë ju, fëmijët dhe nipërit tuaj do të jetojnë si qytetarë të plotë të Evropës me të gjitha të drejtat dhe privilegjet e anëtarësimit në BE.Ky ndryshim dhe shumë të tjerë po vijnë.

Mos e humbisni mundësinë tuaj
për të qenë pjesë e tyre. Prindërit mund t’ju tregojnë të gjitha ndryshimet që ata kanë parë: Por ju do të më thoni se kjo që po them është e mërzitshme!

Ajo cfarë duam ne është një arsimim i mirë. Duam punë. Duam atë që shohim çdo ditë në TV, nga Mbretëria e Bashkuar, nga Gjermania dhe nga Shtetet e Bashkuara. A e dini se si do ti merrni të gjitha këto? Ju do ta kërkoni. Gjëja më e mirë për brezin tuaj është se nuk jeni të lidhur ngushtë me pritjet e ulëta të së kaluarës komuniste të këtij vendi. Ju kërkoni punë si në Gjermani. Ju presni ligje kundër korrupsionit ashtu sikunder në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe ju këmbëngulni për liritë personale siç kanë në SHBA. Nëse kërkoni dicka, qeveria juaj duhet të përgjigjet. Ose ju e rrezoni ate.

Për shembull, në fillim të vitit shkollor, shumë njerëz, përfshirë edhe opozitën, kërkonin libra falas për studenwt. Ky është një vend i vogël. Nuk është një vend i pasur. Por është e arsyeshme që qytetarët të kërkojnë që qeveria të sigurojë para për të blerë libra për studentët e saj.

Dhe kur qeveria të thotë se nuk mund ta përballojë atë, ju duhet të pyesni se si po paguajnë për ndërtesat e tyre luksoze qeveritare, makinat e tyre luksoze dhe udhëtimet e tyre të jashtw shtetit Si një demokraci, përgjegjësia dhe pushteti janë me ju. Ne presim me padurim ditën kur ju do jeni udhëheqës të Shqipërisë. Ne e dimë se brezi juaj do të jetë më i mirë se gjenerata e tyre në udhëheqjen e Shqipërisë drejt së ardhmes së saj evropiane.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb