Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Malit të Zi. Fajon ka thënë se në Parlamentin Evropian procedurat për liberalizimin e vizave do të nisin kur të plotësohen dy kushtet.

“E mirëpresim nënshkrimin e aneks-marrëveshjes mes Kosovës dh Malit të Zi për Demarkacionin. Si raportuese qëndrojë e përkushtuar për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Fajon në llogarinë e saj në Twitter.

Fajon theksoi se me t’u plotësuar dy kushtet Parlamenti Evropian do të nisë procedurat për liberalizim të vizave.

“Ne do ta procedojmë në Parlamentin Evropian kur të dy kushtet plotësohen. Këtë ua kemi borxh qytetarëve”, ka shkruar Fajon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb