Djali xhihadist i Osama bin Laden- i mbiquajtur Princi i Kurorës i Terrorit- ka publikuar një mesazh të frikshëm, duke u bërë thirrje mbështetësve të sulmojnë Londrën, Uashingtonin, Parisin dhe Tel Avivin.
Hamza bin Laden, që ka mbështetur babanë e tij përpara se ta vrisnin në Pakistan në vitin 2011, u bëri thirrje mbështetësve të Al Kaedës që ta zhvendosin luftën larg nga Lindja e Mesme.

Video ka një mesazh edhe nga shefi aktual i Al Kaedas, Ayman al-Zawahiri, shkruan “Telegrafi”.

Siç raporton grupi i inteligjencës, SITE, Al Kaeda po humbet fuqi dhe ndikim për shkak të Shtetit Islamik, ndaj kjo është një përpjekje për të fuqizuar grupin, duke përdorur emrin bin Laden.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb