TIRANE

Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarović gjatë vizitës së saj në Tiranë, në kuadër të Samitit të Brdo-Brijunit, ka komentuar rrugëtimin që i duhet vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në BE.  Në fjalën e saj, Kitaroviç u shpreh që anëtarësimi në familjen europiane duhet të niset nga të dyja palët, si nga shtetet e interesuara ashtu edhe nga vetë BE.

“Miq të mirë, zonja dhe zotërinj, mirëdita të gjithëve, është një kënaqësi të jem në Tiranë për këtrë takim, për samitin Brdo-Brijunit. Desha të falënderoj shumë Presidentin e Shqipërisë zotin Ilir Meta. Keni qenë një mikpritës shumë i mirë, është kënaqësi për ne. Nuk jeni shumë afër këtij rajoni është kënaqësi të shikosh presidentin e Polonisë që kanë zgjedhur të jetë platformës. Kjo do vazhdojë të sjelli vëmendje të veçantë te kjo pjesë e Europës, ka gjithashtu edhe mungesë interesi, ka të bëjë me publikun. Jemi duke vazhduar për ta çuar para këtë proces, për ta bërë pjesë të platformës europiane.

Ne harrojmë që BE është i paplotë, nuk dua të dëshiroj të përmend fjalën bashkim por përfshirjen dhe konsolidimin. Kjo konfirmoi përkushtimin tonë, ne u bashkuam me vendet kandidate, diskutimet që patëm rreth çështjeve të hapura dhe ne shpresoj ta vazhdojmë si proces, për zgjedhjen e probleme të hapura që kemi me njëri tjetrin. Unë jam i shqetësuar mbi një lloj progresi të paarritur, nuk mund të shtyp butonin e përfshirjes në BE. Negociatat do të vijojnë me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, gjithashtu dëshirojmë të shikojmë Bosnja Hercegovinën  si vend kandidat. Ne jemi dhe mbështesim një proces të mbështetur mbi meritën. Unë jam e frikësuar mbi situatën që jemi tani, ne duke krijuar një vakum të rrezikshëm për Europën Juglindore, ky vakum duhet të plotësohet dhe duhet të mbushet me influencat e atyre palëve që janë shqetësuese për rajonin. Ne do vazhdojmë të punojmë së bashku për të arritur këtu, gjithashtu reformat nuk janë diçka që Brukseli jua kërkon juve, por është diçka që duhet bërë. Kroacia do të marrë Presidencën rreth gjysmën tjetër të vitit 2020. Pra zonja dhe zotërinj dëshiroj ta mbyll me ju dhe fjalët . Duhen dy veta që të kërcejnë tango, duhet të merrni hapat tuaja, muzika është duke lozur, ta kryejmë këtë. Faleminderit.”- u shpreh Kitaroviç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb