Mishel Obama nxit amerikanët të bëjnë sa më shumë stërvitje për të patur një jetë të shëndetshme e për të qenë në formë. Ja çfarë sugjeron ajo: “Dua të nënvizoj se ajo që duhet të bëni janë këto ushtrime, të shoqëruar nga një instruktor apo nga ndonjë i afërm, në mënyrë që  të siguroheni se po i bëni siç duhet. Kështu të dy do të jeni aktivë dhe të sigurtë.” Kjo është mënyra se si zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mishel Obama nxit amerikanët të bëjnë një jetë të shëndetshme dhe të qëndrojnë në formë gjithashtu. Ajo propozon 5 ushtrime:

Hapi i parë: E nis me kërcimin me litar, për të cilin instuktori i palestrës thotë se është shumë i mirë për të aktivizuar muskujt, por duhet patur kujdes që hedhja mos të jetë shumë e lartë.

Hapi i dytë janë ushtimet e barkut, por të kombinuara edhe me këmbët, shumë e rëndësishme për pjesën e barkut, dhe jo vetëm.

Hapi i tretë është disi më i vështirë, por shumë i mirë për të humbur kalori dhe për të tonifikuar thuajse çdo pjesë të trupit.

Hapi i katërt, ushtimet e krahëve me pesha , por jo shumë të mëdha, të cilat janë të domosdoshme për tonifikimin e tyre dhe gjithashtu për pjesën e gjoksit.

Hapi i pestë, kik boxing, një nga sportet më të mirë për të qëndruar në formë, por njëkohësisht edhe zbavitës. Në fund Mishel ka edhe një këshillë: “Mos harroni të pini ujë

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: