Në studion e emisionit “Pikat mbi i”, u diskutua Kongresi i Partisë Socialiste.

Në studio, dy analisët e ftuar, Fatos Lubonja dhe Artur Zheji, u pyetën mbi mesazhin politik të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Lubonja, është i mendimit që i gjithë fjalimi ishte “hiprokrizi”, duke shtuar, se PS e tanishme, me atë të drejtuar nga Nano, i bashkon korrupsioni. Nga krahu tjetër, analisti Zheji, deklaroi se në pamje të parë, e gjitha mesazhi iu duk si një regji dhe skenarë i parapërgatitur.

U gjetën babë e birë në Kongresin e Jashtëzakonshëm politik

Artur Zheji: Zoti Rama na tregon që ka pushtete që nuk i ka njerëzor në tokë, ai të vret dhe të rilind. Këtë gjë e bëjnë vetëm në mesjetë, ato që kanë një pushtet jo njerëzor. Ai i jep vetes këtë lloj cilësie. Thotë e ‘vrava babain dhe e gjeta të rilindur’.

Politikisht jo se e nxori, fizikisht jo, se është e pamundur. Nano në këtë rast, i thotë ‘po bir’. A është kjo një organizatë politike? Një parti? Apo është kjo një klan fisnor me afërsi gjaku, apo ka kaq shumë afërsi, sa që bëhet në afërsi gjaku. Për mua kjo është shqetësuese. Gjithsesi mendoj që Rama kërkon të shpalosë. Në këtë stad është kryeministri ynë.

Fatos Lubonja: Ka një kuptim metaforik kjo dhe ta analizojmë këtë që ndodh në këtë metaforë. Religjonet kanë lindur nga një vrasje e atit. Një ditë këta vendosën të vrasin babain dhe e vrasin. I hanë edhe mishin, sepse ka qenë kanibalizëm dhe pasi e vranë vendosën totemet dhe tabutë, vendosën rregulla të reja. Nuk mund të shkosh me gruan e vëllait, të gjitha ato që janë krijimi i një shoqërie civilizimet. Në këtë kuptim, këtu bëhet fjalë a e ka vrarë ky atin apo jo? Në këtë kuptim. Ai tha e gjeta të rilindur për Nanon, e ka gjetur me të vërtetë, por te i njëjti at. Nuk është më ati që vendos gjithçka, por kemi një vazhdimësi të liderit absolut që vendos gjithçka. Kur themi partia, nënkuptojmë Leninin, e kur themi Lenini nënkuptohet partia. Në regjime është autoritarizëm, nazistët dhe komunizmat kanë qenë në këtë mendësi. Prova u dha dhe njerëzimi u kthye te demokracia. Jemi ende në një fasadë që shtiremi si demokratë, por në Kongres, pashë që koha e shkuar dukej si aksidente në atë kulturë. Nano tha që janë të gjithë 30 vjeç. Këta janë 81 vjeç. Këta janë 80 vjeç kulturalisht, jemi mbrapa në këtë kulturë.

Do të doja të analizonim qetësinë që u pa në gjithçka tha Nano. Duke njohur politikëbërjen e Nanos, besoni që një figurë si ai pranon atë që tha ‘biri i tij politik’.

Artur Zheji: Mendoj që më parë Nanos i ka shkuar regjisori dhe skenari. Kjo duhej të ishte një bilanc i fitores, pse fituam kaq, pse nuk morëm më fushë. Duke qenë kongres i triumfit duhet që numri 1 i partisë, duhet të konfirmohet si numri 1 absolut. U kuptua që normalisht ata i dhanë mandatin deri në vitin 2030. Ai ishte akoma i vrarë, nuk ishte i rilindur fare. Ai është një politikan që ka bërë akt përfundimtar pas dhe duan që në sytë e botës duan të jenë në unitet. Nano përgënjeshtron vetveten duke dhënë Edit këtë mantelin e fituesit. Është thjesht mungesë fuqie. Rama, do ta ekspozojë fitoren e tij me ngjyrime madhështore. E në këtë rast ish-kryetari i PS, duhet t’i bëjë qokën maksimale birit të tij.

Si e lexoni mesazhin e Nanos?

Fatos Lubonja: Mesazhi i tij është hipokrizi. Ai nuk është aq budalla sa nuk shikon ç’po ndodh në Shqipëri. Në kohën që ai ka qeverisur, ka pasur më shumë fraksione dhe mendime ndryshëm brenda partisë. Por ka pasur dhe gjërat e përbashkëta, korrupsioni. Kjo e fundit është një bashkëfajësi e madhe, e kësaj partie, ku askush nuk del dot. Nuk mbahet më pushteti me burgje, kampe, polici. Mbahet me disa mjete të tjerë. Mjeti kryesor është kontrolli i ekonomisë, i bizneseve, edhe kriminaleve nga kjo parti. Nano është brenda, sa në qendër është se di, por di që është brenda. Pjesa tjetër është propaganda, e cila është e trashëguar. Edhe këtu duhet propaganda, e në këtë aspekt Nano bëhet pjesë e propagandës, ku interesat mbulohen me propagandë, për t’i thënë njerëzve që kemi sukses. Në këtë aspekt, ‘vrasja’ s’ka ndodhur si pushtet. Vrasja e atit, është kur t’i ndryshon vetë dhe ai është thelbi. Kur ndryshon kutlura. Kur e përsërit, nuk e ke vrarë, është e tillë në të gjitha aspektet.

A harron Nano kollaj?

Artur Zheji: Ky kongres kishte në qendër zotin Ruçi, e jo te Nano. Rama kishte nevojë për një kurorë. Ai kërkon që njerëzish ta duan. Rama kërkon rikonfirmim të afeksionit, të adhurimit që të tjerët i bëjnë atij, duke shkelur mbi personalitetin e tyre. Ata që janë aty duken pa personalitetet para Ramës. Në një jetë tjetër do i shtrëngoja dorën. Gjëja që më bëri më shumë përshtypje ishte se të gjithë ishin të plazmuar, e për t’i dhënë elokuencën më maksimale, duheshin dy figura qendrore. Nano është parë si reformator, dhe Ruçi si konservatori brenda PS. Në mënyrë metaforike, vulën e thatë, të certifikimit e ka Gramoz Ruçi. Ata po i japin Ramës një mandate 10-vjeçar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb