Joe Biden ka dhënë mesazhin e tij të parë pasi ka marrë lajmin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Ai thotë se është i nderuar që amerikanët e kanë zgjedhur për të udhëhequr, teksa garanton se do të përfaqësojë sii ata që e kanë votuar, dhe ata që nuk e kanë zgjedhur.

 

STATUSI NGA JOE BIDEN

Amerikë, jam i nderuar që më ke zgjedhur mua për të udhëhequr vendin tonë të madh.

 

Puna përpara nesh do të jetë e vështirë, por unë ju premtoj këtë: Unë do të jem një President për të gjithë Amerikanët – pavarësisht nëse ju keni votuar për mua apo jo.

 

Unë do të ruaj besimin që ti më ke dhënë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb