Milva Ekonomi ka marrë sot zyrtarisht detyrën e re si ministre e Bujqësisë.

Bledi Çuçi i ka dorëzuar Ekonomit çelësat e kësaj ministrie, ndërsa vetë ministrja iu ka premtuar punonjësve se do të jetë gjithmonë e gatshme për t’i dëgjuar e konsultuar në çdo rast për procese të rëndësishme.

“Gjatë marrjes së detyrës nga Bledi Çuçi, u njoha më në detaje me punët e realizuara, por edhe me ata të planifikuara për vitin që vjen. Me ketë rast i sigurova bashkëpunëtorët e mij, se do ta jem gjithmonë e gatshme për t’i dëgjuar e konsultuar në çdo rast për procese të rëndësishme që kanë në fokus rritjen e qëndrueshme të produkteve bujqësore dhe përsfrimin me praktikat më të BE, për një Bujjqësi Europiane”, shkruan ministrja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb