Kryeministri Edi Rama nga Brindizi, ku u zhvillua një ceremoni në kuadër të 30-vjetorit nga eksodi masiv, ku anije me shqiptarë që niseshin nga Durrësi dhe Vlora, mbërritën në Itali, për një jetë më të mirë në vitin 1991.

Kreu i qeverisë shqiptare i dha një mesazh politikës italiane, ndërsa theksoi se ata nuk duhet të kenë frikë nga varkat pasi nuk sjellin fundin e botës, por mundësinë për t’u hapur më tej. Ndër të tjera Rama shprehu falënderime dhe mirënjohje për kryebashkiakun e asaj kohe, Enrico Dalfino, që mikpriti shqiptarët, duke i dhënë një leksion edhe sot politikës italiane.

“Shpresoj shumë që të mund të bëjmë së bashku edhe më shumë. Shpresoj shumë që kjo ‘martesë’ që është pagëzuar nga deti në 7 mars të 30 vjetëve më parë të jetë një martesë e lumtur në përjetësi. Faleminderit ë gjithëve, dhe doja ta përfundoja me një tribut për një person që në atë moment ishte vetëm një kryetar bashkie i ri në moshë. Por mjaftoi një ditë për ta bërë atë një person që shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë. Bëhet fjalë për kryetarin e bashkisë, i cili duhet të punësohet nga qeveria italiane që t’ju bëjë leksione private italianëve që qeverisin vendin dhe janë të pasionuar pas varkave. Duhet t’ju bëjë leksione noti dhe mos të kenë frikë nga varkat. Ato nuk sjellin fundin e botës, por mundësinë për t’u hapur me botën.”, -tha Rama.

Rama është surprizuar sërish me dhurata nga organizatorët, ndërsa këtë herë ka marrë një dokumentar të shkurtër, ku personazh është një i ri shqiptar që ëndrra e tij sot është bërë realitet dhe është një nga basketbollistët e seria A në Itali.

“Është një dokumentar i shkurtër i mbështetur nga një projekti i Puglia-s dhe i Shqipërisë. Tregon historinë e një djali, Klaudio Ndoja, që kishte një ëndërr, që të luante basketboll. Klaudio është lojtar i serisë A në basketboll.”, tha zonja që i dhuroi dokumentarin.

Ndërkohë që Rama ka marr si dhuratë edhe një fotografi ku shihen pamje nga anija Vlora, ku shqiptarët zbresin në portin e Durrësit.

“Duam që ta bëjmë ditën e 7 marsit një ditë përkujtimore, dhe reflektimesh, pa bezdisur këtu. Duam që autoritetet shqiptare, çdo 7 mars të vijnë të bëjnë këtë, të thonë; ‘faleminderit!’ dhe duke parë pakëz të ardhmen. Me ndihëm e Mikeles dhe bashkisë së Brindizit, do të gjejmë hapësirën për muzeun. Kujtimi të bukur të atij eksodi nuk ka. Ajo që e bën të bukur atë kujtim ishte ajo çka bën qytetarët e Brindizit, të Puglias, qytetarët italianë, duke u shndërruar në qytetarë me të drejta të plota falë punës së tyre. Unë dua thjesht të them faleminderit atyre që kanë qenë këtu atë ditë dhe iu hapën shtëpitë e tyre të dëshpëruarve që pushtuan këtë qytet. Dua thjesht t’i nderoj dhe kush jam unë për të dhënë mesazhe, pra thjesht t’i falënderoj. Politika nuk duhet të rritet mbi frikën e njerëzve duke ushqyer atë frikë. Pasi njerëzit duhet të shohin shpresën dhe jo urrejtjen.”, pohoi Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: