Kryeministri Edi Rama në pjesën e fundit të intervistës me gazetarin Sokol Balla në ‘Real Story’ foli për marrëdhënien e tij me qytetarët, dhe pulsin që merr nga takimet me ta, ndërsa iu dha edhe një mesazh për 25 prillin.

Në fund ai komentoi edhe kuptimin e numrit 12, që PS-ja ka në fletën e votimit.

“Këtu ishte një fushë me kallama. Por di që këtu është një spital me standarde europiane. Këtu është një qendër e transferimit të dijes. Ky është një spital ku do të implementimet modeli i fazës tjetër shëndetësore, autonomia shëndetësore. Strukturën e kemi rindërtuar, kanë mbetur disa spitale. Këtu do të kemi menaxherë shqiptarë dhe turq. Europianistët nuk e di se ça do të thotë.”, tha Rama.

 

Balla: Ku do i gjeni njerëzit për stafin në këtë spital. Do i merrni nga Gjermania?
Rama: Kemi dyfish aplikimesh. S’ka nevoja ti sjellim nga Gjermania, Ata europianistët të kujtohet kur thoshin; Edi Rama po na prish me Europën. Por unë si kryeministër se ndjej veten se kam ndonjë gjë më pak si europian apo si person me këdo nga ata. Unë përfaqësoj një shtet të vogël, por në tavolinë ka vetëm barazi. Pasi u shpërndanë këto, Shqipëria mori dozën e dytë më të madhe. Pse? Sepse është politika që e sjell, është çështje karakteri. Shqipëria nuk është Gjermania. Ka fatin që të ketë një kolosë si Angela Merkel, por kur vjen puna tek Shqipëria është puna tek karakteri i liderit.

Balla: Pak ditë më parë inauguruat dhe aeroportin e Kukësit
Rama: Unë jam kryeministri që kam bërë shumë km në Shqipëri sa gjithë kryeministrat e shtetit shqiptar. E di pse e kam bërë? Unë nuk rri dot pa e pasur çdo ditë, atë aromën e vendit ku unë jam i privilegjuar i madh na njerëzit që të jem udhëheqësi i tyre. Pa e ndjerë çdo ditë kontaktin e njerëzit se ça pulsi me njerëzit. Ndaj gjëja e fundit është që të humb kontaktin me njerëzit.

Balla: ‘Indipendent day’ e quajta është intervistën e parë në revistën Klan dhe mbaj mend se si ju thërrisni; Partia Socialiste. Sa ju ka ndryshuar politika?

Rama: Është vlerë e shtuar, nuk është vlerë e hequr. Jam po ai që kam qene, por me një vlerë të shtuar. Skam humbur gjë, por kam shtuar falë kësaj eksperience fantastike dhe falë padisim edhe vetë PS-së.

Balla: Mesazhi i fundit për zgjedhësit tuaj?
Mesazhi i fundit për sonet është se të gjithë duhet ta mësojnë dhe të informohen për mënyrën e votimit. Të votojnë 12. Dhe nëse kanë preferencë për një deputet, të votojnë në rreshtin e 12-ës pasi behet vota e pavlefshme. 12- është 12 e pavarësisë, 12 yjet të Evropës. 12 është dita e lindjes së PS, rezultati i saktë i shumëzimit 4X3.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: