Wayne Rooney sot zyrtarizoi rikthimin e tij tek klubi që e rriti, Everton, por nuk kishte sesi të mos i falënderonte të gjithë tek Manchester United për 13 vitet e shkëlqyera të kaluara në pallatin e ëndrrave, “Old Traford”.

Ish-kapiteni i “djajve të kuq” ka shkruar një status në “facebook” ku është munduar të falënderojë të gjithë ata me të cilët ka punuar.

“Thjesht do thoja një falënderim të madh për të gjithë ju te Manchester United. Faleminderit për këto vite, menaxherëve dhe trajnerëve për të cilët kam luajtur, stafit, shokëve të skuadrës në kaq kohë dhe fansave të shkëlqyer të United për të cilët kam qenë me shumë fat që i kam përfaqësuar. Faleminderit për kujtimet.”-shkruante Rooney.

Sulmuesi anglez në moshën 16-vjeçare debutoi me Everton dhe pas dy sezonesh u bë pjesë e Manchester United ku shkëlqeu që në fillime me formën mbresëlënëse që i solli “djajve” shumë trofe. Për t’a blerë nga Everton u paguan 25.6 mln paund, ndërsa për t’i plotësuar dëshirën Rooney-t, Manchester United nuk kërkoi para për kartonin e futbollistit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb