PARIS- Shteti i Kalifatit islamik ka publikuar një tjetër video kërcënuese, ku në qendër të suleve është sërish Parisi. Video në fjalë, e titulluar “Fundosja e Francës” flet për sulmet, që sipas ekstremistëve të ISIS do jetë më i keq se ai i 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më tej, u bëhet thirrje xhihadistëve të marrin hak ndaj Francës, pasi ata duhet të ndjenjë të njëjtën dhimbje si të vrarët gjatë sulmeve në Irak dhe Siri.

Sakaq, ndryshe nga sulmi i 13 nëntorit, ai i radhës sipas videos do përqendrohet në Kullën Eifel, e më pas te Air France.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: