TIRANE- Ndryshe nga urimet standarde që jemi mësuar të shohim çdo “8 Mars”, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zgjedhur të kthejë vëmendjen nga gratë që janë pa përkrahje, pa mundësi ekonomike.

28685724_1809025925815247_7020560100099730785_n

Ndonëse një pjesë e grave dhe vajzave sot kanë zgjedhur të festojnë, në Shqipëri disa prej tyre nuk kanë mundësi për një gjë të tillë.

“Sot me mendje jam me të gjitha nënat që nuk kanë me çfarë ushqejnë fëmijët e tyre, shkruan Basha.

28782621_1809025935815246_1037562846341047308_n

28783313_1809025999148573_7234395610863870986_n

28685278_1809026009148572_7998672774106780287_n

28870566_1809026039148569_5290830414130328884_n

28795026_1809026072481899_7533776348806877853_n

28684976_1809026119148561_8659555116578512536_n

28782797_1809026162481890_2378968233678417329_n

28660861_1809026189148554_7038028332832769457_n

28795461_1809026249148548_557366241637156032_n

28795281_1809026272481879_4216426003936513082_n

28783384_1809026392481867_210332865410470199_n

POSTIMI I PLOTE
Në ditën ndërkombëtare të gruas dua t’u uroj të gjitha vajzave dhe grave sa më shumë suksese dhe lumturi për veten e tyre dhe fëmijët. Sot disa prej grave dhe vajzave janë kënaqur me një lule, disa të tjera janë ngritur në protestë për më shumë të drejta. Ka gra që i kanë folur publikut nga konferenca luksoze, por ka shumë edhe nga ato gra që janë pa asnjë ndihmë.

Sot me mendje jam me të gjitha nënat që nuk kanë me çfarë ushqejnë fëmijët e tyre. Jam me Marijen në Kamëz, kryefamiljare e përjashtuar nga ndihma ekonomike, që mban fryëmën gjallë me gjysëm thesi miell.
Jam me Mirelën, nënën e Maristelës në Vorë, që nuk kishte më para për të blerë ilaçet për vajzën e sëmurë rëndë me azëm, sepse i kishin hequr të drejtën e ndihmës ekonomike.

Jam me Dritën në Kavajë, që kishte çuar të dy fëmijët pa ngrënë në shkollë, sepse emri i saj nuk ishte më në listën e ndihmës ekonomike.

Sot jam me Valentinën në Obot të Shkodrës, e cila, përveç heqjes nga ndihma ekonomike, tani vuan edhe përmbytjen e shtëpisë.
Në mendje sot kam edhe Anitën nga Tirana, nënën që rri në radhë tek spitali onkologjik, por jo gjithmonë merr kurën e duhur, sepse ilaçet mungojnë.

Në mendje kam çdo nënë dhe grua që nuk ia del dot të mbyllë muajin, çdo grua që dhunohet, çdo grua që fle dhe zgjohet me brengën për fëmijën e paushqyer!
Çdo dhimbje e tyre është motiv për mua që të bëj gjithçka për ta ndryshuar këtë realitet!

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb