“Shumë e dashur Kelly. Solle në jetën time tre fëmijët me të mrekullueshëm që unë kam njohur. Faleminderit. Të duam dhe na mungon shumë…’ Në festën e parë të nënës pa bashkëshorten e tij të mrekullueshme Kelly Preston, që vdiq nga kanceri në moshën 57 vjeçare në korrik të 2020, John Travolta, 67 vjeç, e nderon nënën e fëmijëve të tij me një koment social prekës shoqëruar me dy foto nga albumi i kujtimeve: ‘Gëzuar festën e nënës’, shkruar aktori.

  • foto galeri

Edhe Ella Travolta, vazja e aktorit, ka dashur të kujtojë nënën e saj me një mesazh prekës në rrjetet sociale dhe një foto ku shfaqen së bashku: ’Mami faleminderit për gjithçka ke bërë për ne dhe për këtë botë. Më mungon dhe të dua shumë. Buzëqeshja jote, ngrohtësia jote dhe dashuria jote vazhdon përgjithmonë. I uroj të gjitha nënave festë të bukur’. Shkruan Ella.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb