Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos ka lënë një mesazh prekës para ikjes në Athinë ku pas infektimit me COVID-19 po kurohet në sptialin Evangelismos.

Janullatos thotë se pjesëmarrja në dhimbjen e përbashkët është dhuratë e Perëndisë teksa kërkon mos krijohet shqetësim pasi do të kalojë kjo situatë.

Në fund me një fjali prekëse ai thotë se edhe nëse jetojmë, edhe nëse vdesim, të zotit jemi.

 

STATUSI NGA KISHA ORTHODOKSE “SHËN THEODHORI” VLORË
“Pjesëmarrja në dhimbjen e përbashkët është dhuratë Perëndie. Mos u shqetësoni, gjithçka do të kalojë. Edhe nëse jetojmë, edhe nëse vdesim, të Zotit jemi”, tha Kryepeshkopi Anastas, ndërsa u largua për në spital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb