TIRANE – Pak ditë pas humbjes së nënës së saj, vajza e madhe e këngëtarit Stefi Prifti, Maria, ka publikuar në faqen e saj në “Facebook”, një mesazh rrënqethës kushtuar nënës.

“E shtrenjta Nëna ime! Nuk gjej forcë për të besuar që s’do më zgjojë më puthja jote, s’do dëgjoj më zërin tënd, nuk do më bjerë më telefoni nga numri jot, nuk do shijoj më gatimet e tua, s’do qeshim më bashkë, s’do jesh në koncertet e mia, s’do më bërtasësh për të më treguar kush është e mirë dhe kush është e keqe , s’do të shoh ty nëpër shpi, ty drita e syve të mi. Ti që më dhe mua jetën, që më rrite me aq sakrifica, ti që më plotësoje çdo tekë timen të kotë, ti që s’më mbaje kurrë inat për asgjë, ti që më doje vetëm të mirën, ti që luftove për mua deri në momentin e fundit! Për mua çdo gjë është një ëndërr nuk e besoj dot që tani je një ëngjëll ! Më fale një motër që të premtova që do mundohem ta rris ashtu si ti më rrite mua , do mundohem të jem sa gjysma jote Marinka ime, motra ime, shoqja ime e ngushtë! Ti luftove për ne si një heroine ! Ti luftove me sëmundjen pa u ankuar njëherë nga dhimbjet ! Fjalët e mia nuk do jenë kurrë të mjaftueshme për të të shprehur ty falenderimet dhe dashurinë. Jam krenare që ti je mami im, ëngjelli im mbrojtës. Jam krenare për ty o heroina jonë që vuajtjes i vure heshtje. Ti besove deri në fund dhe me the Maria mos qaj mami do jetë me ty gjithmonë! Ti ishe më e mir nga të gjith ne, njeriu perfekt njeriu pa mëkate, njeriu që diti vetëm të jap dashuri ! Sa e padrejtë u tregua jeta për ty mami im e shtrenjtë. Për ne, për babin për Joanën për mua … Unë nuk e dija ca do të thot të vuash, nuk e dija ca janë lotët e vërtet … Nëna ime ti prehesh tani në paqe bashkë me gjysmën e shpirtit tim që është me ty duke të përqafuar duke ndjerë aromën tënde. Ju falenderoj të gjithëve ju që më keni dërguar ngushëllime të pafundme dhe uroj që asnjeri mos ket humbje të tilla në jetë. Rrini sa më shum me prindërit tuaj , mos i mërzisni ata , mos u ankoni për gjera pa vlere , mos ju bërtisni , ata kane gjithmon të drejtë. Puthini nenat tuaja cdo ditë thojini sa i doni , se ndoshta një ditë do i kërkoni si të marrë dhe e vetmja gjë që do keni është një kujtim!”- shkruan Maria.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb