Arturo Vidal dëshiron të largohet nga Interi. Mesfushori kilian preferon të nisë një aventurë në Brazil, me fanellën e Flamengon. Lajmi është dhënë nga mediet e Amerikës së Jugut, më saktësisht, nga Ole.

Uu
Uu

Mesfushori është i lidhur me kampionët e Italisë deri në vitin tjetër, por dëshira e të dyja palëve është që të divrcohen. Vidal ka një CV të pasur, teksa ka luajtur për ekipe të mëdha si Bayern, Barcelona, apo edhe Inter. Kalimi i 34 vjeçarit në Brazil shihet si një mundësi e mirë për të, për të përfunduar karrierën futbollistike në mënyrë perfekte.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: