Napoli është në tratativa me PSG për të shitur Fabian Ruiz. Mesfushori pëlqehet shumë në Paris dhe shumë shpejt mund të kemi një fund të lumtur.

Ky largim nuk do i gjejë napoletanët të papërgatitur. Drejtuesit e klubit po identifikojnë zëvëndësuesin dhe për momentin në tavolinë janë katër alternativa.

Ekipi gjigand i Serie A beson se do firmosë me njërin prej këtyre lojtarëve: Tanguy Ndombele i Tottenham, Antonin Barak i Verona, Naithan Nandez i Cagliari dhe Dominik Szoboszlai i Lipsia.

Fr
Fr

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: