Mateo Kovacic mund të largohet nga Chelsea. Edhe pse ka edhe një vit kontratë, mesfushori kroat ka gjasë të largohet nga Londra. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Kovacic ka pranuar se gjatë verës nuk përjashtohet një “divorc” mes palëve.

“Ka mbetur edhe një vit nga kontrata ime me Chelsean. Ka qenë një sezon vërtet i keq. Gjithçka lidhet me një largim të mundshëm pas 5 vitesh, por do të shohim akoma çfarë ndodhë” – tha ai. 29-vjeçari luajti 27 ndeshje këtë sezon me Chelsean, ku shënoi një gol dhe dhuroi dy asist.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: