Arturo Vidal do të largohet nga Interi. Këtë e ka zbuluar vetë kiliani i mesit të fushës, me anë të një sondazhi të zhvilluar me fansat në rrjetin social instagram.Vidal shkruan: “E vetmja gjë që mund të them është se po largohem nga këtu”.

 

Grt
Grt

Një nga alternativat më të mira për të dhe më të preferuarat është kalimi i mundshëm te Flamengo në Brazil.  34 vjeçari ka një CV të pasur dhe ka qenë pjesë e Juves, Interit, Barcelonës dhe Bayernit. E ardhmja mbetet të shihet.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: