Renato Sanches nuk është i lumtur. Mesfushori i njohur ka kërkuar nga trajneri i PSG, Galtier në mënyrë indirekte që të luajë më shumë.

“Më duhet vetëm të fitoj pak besim dhe të luaj më shumë. Po kthehem nga një dëmtim, e di që është paksa e komplikuar.

Është trajneri ai që zgjedh lojtarët. Nuk jam i lumtur, është normale të duash të luash më shumë. Por unë respektoj vendimin e trajnerit, ai vendos, unë jam këtu për të dhënë më të mirën time” – Tha ai. Portugezi numëron 13 përformanca këtë edicion në Paris, por në shumë pak prej tyre e ka nisur si titullar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb