Papa Françesku gjatë predikimit të tij në meshën e Krishtlindjeve ka ftuar besimtarët të mos i harrojnë të varfrit.

Papa Françesku ka mbërritur në meshë me karrige me rrota, ndërsa rreth 7 mijë besimtarë ishin të pranishëm në festën e Shën Pjetrit.

“Edhe këtë Krishtlindje shihet një njerëzim i pangopur nga paratë, fuqia dhe kënaqësia nuk bën vend, siç ishte për Jezusin, për më të vegjlit, për kaq shumë fëmijë të varfër, të harruar. Unë mendoj mbi të gjitha për fëmijët e shkatërruar nga luftërat, varfëria. Por Jezusi vjen pikërisht aty”, ka thënë Papa në predikimin e tij në natën e Krishtlindjes. 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: