Në Tiranë është mbajtur mesha e Krishtlindjes për besimtarët katolikë. Mesha nisin mbrëmjen e 24 dhjetorit.

Mesha e cila u mbajt në Katedralen e Shën Palit drejtohej nga kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj.

Në prag të festës së Krishtlindjes, arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrës Imzot Arjan Dodaj, uroi të gjithë besimtarët e krishterë.

Ai theksoi se rinia shqiptare duhet të rizbulojë të ardhmen në vendin tonë.

“Në këtë ditë të bekuar ritingëllon me thjeshtësi, butësi dhe forcë fjala e engjëjt: Lavdi hyjit në lartësitë qiellore e paqe njerëzve vullnetmirë mbi tokë. Unitet dhe vlera për familjen tonë shqiptare që mblidhet në këto festa. Rinia shqiptare të rizbulojë të ardhmen e vetë në tokën e vetë sepse e ardhmja na përket ne. Të varfrit kurrë të mos dorëzohen përballë pikëllimit që ndonjëherë ballafaqohet me jetën e tyre. Fëmija hyjnor ka një mesazh paqe në pasojat që po mbjell lufta, aty ku është krisma e armëve, akoma më shumë e qara e këtij fëmijëve na thërret për reflektim”, ka thënë Arjan Dodaj.

Krishtlindja është festa e dytë më e rëndësishme në kalendarin e besimtarëve katolikë dhe ortodoksë, pas Pashkës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: