Disa tërmete kanë goditur mbrëmë Bosnjën dhe Hercegovinën, ndërsa situata më e rëndë ka qenë në Stolac, ku është regjistruar magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter.

Elmira Sefo, 27 vjeç, humbi jetën nga një tërmet në Stolac, ndërsa prindërit dhe motra e saj u plagosën. Shumë miq dhe të njohur i dhanë lamtumirën e fundit Elmirës së vrarë tragjikisht përmes rrjeteve sociale.

Hafiz Nedim Botiq i ka dhënë lamtumirën e fundit Elmira Sefos në faqen e tij në Facebook, duke cituar ajetin kuranor “Të gjithë jemi të Allahut dhe tek Ai kthehemi”.
“Ne kurrë nuk e dimë se cila është dita jonë e fundit, kështu që çdo ditë jetoni si të fundit. Shumë i keqkuptojnë këto fjalë. Jetoni çdo ditë duke qenë gati për t’u kthyer te Zoti”, shkruan mesazhi në Facebook.

Portali lokal “Stolac.com” ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook një foto të viktimës Elmira me mesazhin “Mëshirë për shpirtin tënd të bukur”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mesazh ka dërguar edhe Omer Cetres, atashe për media në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb