E dini cila është “rezerva” kryesore?

Pothuajse gjysma e gjinisë së bukur ka planin B kur është fjala për dashurinë – ka treguar studimi i sajtit OnePoll, i cili është bërë në modelin prej 2.000 damave.

Madje 43 për qind e të anketuarave nuk ka fshehur që ka planin rezervë apo partnerin potencial në rast që partneri aktual largohet nga ajo dhe vendos ta braktisë.

Në vendin e parë, rezerva është miku i vjetër, shumë i afërt, në vendin e dytë dikush të cilën femra e njeh diç më pak se dhjetë vjet, pastaj pasojnë ish-bashkëshorti, ish i dashuri, kolegu apo personat të cilat takohen në palestër.

Çdo e pesta e anketuar ka thënë që partneri potencial ia ka pranuar që është i dashuruar marrëzisht me të, ndërsa çdo e katërta femër ndaj kandidatit B ushqen ndjenja të forta si ndaj partnerit aktual.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: