Edhe pse alkooli dhe cigarja janë të rrezikshme për shëndetin, nëse një mashkull i konsumon, në sytë e femrave duket më tërheqës.

Hulumtuesit kanë zbuluar se kjo tendencë është si ‘manaferra e ëmbël’ dhe që dëshirohet më shumë nga femrat që nuk janë në kërkim të dashurisë, por të një aventure të shkurtër, ‘të rrezikshme’.
Studimi u krye nga Eveline Vincke dhe kolegu i saj nga Universiteti Ghent në Belgjikë.

Ai intervistoi 239 femra të moshës 17 deri në 30 vjec.

Vullnetaret u pyetën të vlerësonin një sjellje tek meshkujt e shëndetshëm dhe tek meshkujt me vese që u rrezikonin jetën.

Po kështu ato u pyetën nëse do të ishin të interesuar për një lidhje me kategorinë e parë apo të dytën.
Eksperimenti dëshmoi se, meshkujt që pinin duhan dhe alkool ishin dhe shënjestër e femrave për seks, më tepër se ata të shëndetshmit që ruheshin nga veset.

E thënë shkurt ato do të pëlqenin një lidhje të shkurtër intime me tipat e cigares e alkolit.
Studimi konfirmoi se sjellja e meshkujve i korrespondonte perceptimeve të femrave. Duke përdorur 171 meshkuj të moshës 17-30 vjeç, u zbulua se meshkujt që kërkonin lidhje të shkurtra , flesh, ishin pikërisht ata që pinin alkool dhe cigare.

Ndërkaq, hulumtuesit dolën në përfundimin se, alkooli dhe cigarja mund të shërbejnë si katalizatorë në një lidhje në çift, por kjo strategji më pas duhet të marrë fund. Sepse kur flitet për lidhjet e gjata itnime, martesa, femrat në të vërtetë dëshirojnë të kalojnë jetën me meshkuj që nuk pinë duhan e alkool.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: