Takimi i parë për këtë sezon të ri të “Për’puthen” u zhvillua mes Ritvana Fetahut dhe Argjend Rracit. Dyshja u shfaqën shumë të lirshëm me njëri-tjetrin dhe pranuan se është e nevojshme që të realizojnë edhe një takim tjetër për të vazhduar njohjen e tyre.

Disa nga konkurrentët e konsideruan takimin mes Ritvanës dhe Argjendit si “shumë të mirë”, por kishte dhe nga ata që thanë se mes tyre nuk kishte fare kimi.

Gjatë komenteve në studio, një konkurrent bëri një deklaratë të fortë për Ritvanën, duke thënë: “Tek dhoma e zhveshjes dëgjova Ritën që tha një shprehje: ‘Nuk e di pse, po sa më shumë ditë kalojnë, mendoj që meshkujt shqiptarë nuk janë asgjë në shtrat’. Mos vallë mendon se je ti problemi (duke iu drejtuar Ritës)?”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë Rita reagoi menjëherë duke thënë: “Unë e kam thënë këtë fjali?! Jo, jo, jo, nuk e kam thënë këtë fjali. Unë nuk kam provuar meshkuj shqiptarë dhe më duket shumë diskutim i cekët, për mendimin tim. Ne thjesht po bënim shaka dhe ishte një pjesë e humorit. E ke dëgjuar shumë gabim.

Po ndihmoja Mikelën me fustanin dhe më tha: ‘S’ndihmojnë çunat bla, bla, bla’. Edhe i thash: ‘Hë, s’janë meshkujt shqiptarë gjë?’. Po bëja shaka me të, kjo ishte pjesa e saj. Nuk kishte lidhje fare me seksualitetin”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb