Argjentina dhe Uruguai kanë hedhur kandidaturën e përbashkët për të organizuar Kupën e Botës të 2030 dhe kanë zgjedhur ndeshjen e mbrëmshme për të “sponsorizuar” këtë iniciativë të tyre. Nuk mund të kishte reklamë më të mirë sesa dy yjet e kombëtareve në fjalë, Lionel Mesi dhe Luis Suarez, të cilët kanë pozuar përkrah njëri-tjetrit me fanella shumë të veçanta me numrat 20 dhe 30 sipër.

Botërori 2030 është ai që shënon 100-vjetorin që nga edicioniti parë dhe FIFA synon që të jetë shumë më i veçantë se të tjerët. Meqenëse Botërori i parë u zhvillua në Uruguai dhe u fitua po nga organizatorët pas finales me Argjentinën, FIFA e sheh me prioritet zhvillimin e aktivitetit në këtë vend, bashkë me argjentinasit të cilët kanë stadiume mjaft cilësore.

Por duket se edhe vendet e tjera të Amerikës Latinë kërkojnë që t’i bashkohen organizimit të këtij aktiviteti për ta kthyer në një festë të madhe kontinentale. Sipas mediave ndërkombëtare, Paraguai dhe Kili janë gati të vënë në dispozicion stadiumet e tyre për ndonjë prej ndeshjeve, në mënyrë që të jenë edhe ata pjesëmarrës të këtij evenimenti historik./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: