SPANJË

Kampionati spanjoll prodhonte emocione të forta kur Barcelona dhe Reali sfidonin njëra tjetrën, ndërsa garës i shtonte më tepër ritëm dhe emocion prania në fushë e dy “gjigandëve” si Mesi dhe Ronaldo.

Sot nuk është më kështu. Largimi i portugezit nga “Los Blancos” tek skuadra e Juventus ka zbehur shumë dëshira tifozësh, pasi nuk do mund të shikojnë një “El Clasico”  të niveleve të larta. Ish-lojtari i Realit në një intervistë për mediat italiane shfrytëzojë rastin t’i bënte ftesë Lionel Mesit të linte Barcelonën dhe të niste një aventurë të re në Itali.

Në përgjigjen e tij, Mesi tha se aktualisht ndodhet tek skuadra më e mirë në botë dhe për Ronaldon shtoi se rivaliteti me portugezin është i shëndetshëm dhe njëherësh i mirë për fansat. Mesi komentoi edhe trofeun e “Topit të Artë”.

“Kur kuptova se kush ishte nominuar, e dija që nuk kisha gjasa të fitoja për vitin 2018”,tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: