Vijnë lajme shumë të rëndësishme sa i takon të ardhmes së Lionel Mesit. Fituesi i gjashtëfishtë i “Topit të Artë”, ka vendosur të mos e aktivizojë klauzolën që e lejonte të dilte lojtar i lirë nga Barcelona në fund të këtij sezoni. Ylli argjentinas do të vijojë të qëndrojë në Katalojë deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm, datë kur edhe i skadon kontrata zyrtare me ekipin blaugrana.

Ky vendim i Leo Mesit ka lënë me gisht në gojë Interin dhe Mançester Sitin. Zikaltërit dhe kampionët e Anglisë kanë provuar dhe shpresuar që të siguronin shërbimet e “Pleshtit” këtë verë dhe zërat kanë qenë të shumtë, por mesa duket do të duhet të presin edhe 365 ditë, gjithnjë nëse Leo nuk vendos ndryshe.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb