Janë ndarë çmimet e për elementët më të spikatur të edicionit të shkuar të Champions League. Sikundër pritej, çmimin si portieri më i mirë e mori Alison Beker. Gardiani brazilian i Livverpulit ishte një nga pikat më të rëndësishme të skuadrës së Jurgen Klopit në triumfin në Champions. I njëjti diskutim vlen dhe për holandezin Van Dajk, që triumfoi si mbrojtësi më i mirë, duke çuar në Liverpul dy nga katër çmimet e mundshme.

De Jong
De Jong

Mesfushori më i mirë u shpall Frenki De Jong. Ylli i Ajaksit, që në verë u transferua te Barcelona, shkëlqeu në formacionin e “harkëtarëve” të Ten Hag, aq sa detyroi katalanasit ta paguanin shumë shpejt për të shmangur konkurrencën. çmimin si sulmuesi i vitit e mori Leo Mesi, që siguron trofeun e dytë personal nga UEFA pas atij të golit të bukur në Champions.

Kantona
Kantona

Në futbollin e femrave, lojtarja më e mirë e Champions League u shpall anglezja Lusi Bronz, një nga elementët më të mirë të Lionit të femrave. çmim prestigji për Erik Kantona. Ish-ylli francez i futbollit, u nderua nga vetë presidenti Aleksandër Ceferin me një çmim për karrierën e tij.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb