KOSOVË- “Bashkisë së Tiranës do t’i shkonte shumë një kryebashkiake femër”. Kështu ka deklaruar për agjencinë e lajmeve Kosovapress deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda, gjatë një vizite në Prishtinë me rastin e 8 marsit, ditës ndërkombëtare të gruas. Në prag të zgjedhjeve lokale në Shqipëri, Doda iu bën apel partive politike në Shqipëri që në listat e kandidatëve që do të garojnë të rritet pjesëmarrja e grave.

“Në rastin e Shqipërisë, ligji, pjesa e zëvendësimit të mandatave ka bërë të mundur që të rritet përqindja e grave në parlament. Sot kemi rreth 20% të zonjave që janë parlamentare. Kemi sigurisht dhe një rritje të zonjave, të cilat janë në qeveri, që është një hap shumë i mirë i bërë në rritjen e standardit në Shqipëri. Kryetare bashkie në Tiranë, Durrës, Elbasan në të gjithë Shqipërinë do parapëlqeja kudo në qytete të mëdha apo të vogla që të garonin zonjat. Tirana është kryeqendra do ishte shumë mirë që të kishim një zonjë por përtej kësaj do duhet të shikojmë që të paktën të garojnë gratë. Aty ku të mundemi që të kemi mundësi t’i fusim në politikë, si pjesë e ajkës politike, do duhet që ti mbështesim”, ka deklaruar Doda.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: