Deputetja Mesila Doda, tashmë si pjesë e PDIU-së dek laroi se kauzën e saj do ta vijojë mbi të njëjtat parime për të cilat ka hyrë politikë, por tashmë me një kauzë kombëtare, siç është çështja çame.

“Vazhdoj të mbaj parimet për të cilat kam luftuar që në fillim të ekzistencës sime në politikë, parime të forta të së djathtës. Nuk u dëgjuam në një forcë politike, do jemi në gjendje që të ngjisim një uragan në një forcë politike, e cila ka parime themelore bazë. Është një parti e cila ka çështjen kombëtare në themelin e saj. Çështja çame është çështja bazë e çështjes kombëtare, sepse është e vetmja e cila nuk ka marrë ende asnjë rrugë. Në qoftë se ne kemi një shtet të Kosovës që është shteti i ri, nëse kemi një lloj progresi të të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë, nuk kemi bërë dot asgjë në çështjen e shqiptarëve të Çamërisë”, – tha Doda.

Ajo ka folur edhe për marrëveshjen me PS-në, duke këmbëngulur se ajo duhet të zbatohet ose PDIU-ja do largohet.
(ed.me/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: