TIRANE- Në një kohë kur kanë mbetur dhe rreth 19 kuti pa rinumëruar nga 64 në total dhe PDIU është minus 7 vota në Tiranë në krahasim me zgjedhjet e 25 qershorit, deputetja aktuale e PDIU, Mesila Doda ka ‘shpërthyer’ ndaj kreut të KQZ, Klement Zguri.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Mesila Doda thotë se fleta e votimit ku është votuar me pikë, është konsideruar e pavlefshme dhe kjo është e turpshme. Kujtojmë se rinumërimi i votave në Tiranë vjen pas

Kujtojmë se votat e 64 kutive të Tiranës po rinumërohen në KQZ dhe vetë Idrizi nuk e di nëse pas këtij rinumërimi do arrijë ta fitojë mandatin e deputetit.

Statusi i Mesila Dodës:

Skandali i fundit
Vota me pike nuk quhet…
Dhe ktu po kuptoj gjithe bastardet qe na rrethojne edhe deri ne krye ne kqz, sepse une vete kam votuar me pike dhe jo njehere… por kete here veçanerisht per pdiu eshte e pavlefshme….
Çfare te them o Klement… e bere edhe voten time te pavlefshme… i bjen nuk kam votuar dot per veten time…
Turp e faqja e zeze…
Screenshot

19989431_10155432398700690_3291615050740172110_n
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: