30.000 arsimtarë në mbarë vendin nuk e kanë aspak të lehtë këtë vit shkollor.

Në javën e dytë të mësimit shqetësimi i kryesor i mësuesve sipas kryetares se Sindikates së Pavarur te Arsimit Shqiptar per Tiranen Alma Lama, është stërlodhja, pasi disa realizojnë 10-12 orë mbi normë në javë, ndërsa një pjesë dërrmuese e  shkollave  funksionojnë me 4 turne ku procesi mësimor përfundon në orën 20.00

Por ministria e arsimit dhe zyrat arsimore duhet të mbajnë fjalën dhe në fund të muajit të shpërblejnë mundin e mësuesve sic parashikohet ne udhezues

“Kjo do t’i motivonte shume mesuesit shqiptare, keto oret mbi norme duhet ti marrin cdo muaj mesuesi e ka nje motv per ta vazhduar kete mundim ne instituvcionet arsimore”

Një tjetër shqetësim që adreson kryetarja e sindikatës së Pavarur te Arsimit Shqiptar per Tiranen , njëkohësisht mësuese kimie ne shkollën 9 vjeçare “Marie Logoreci” është kategoria e mësuesve të cilët vuajnë nga problemet kronike të shëndetit. Oraret e klasave të tyre duhet të jetë specifike

Orët mbi normë në kushtet e pandemisë janë një anë e medaljes. Pranë sindikatës janë grumbulluar një serë problemesh që lidhen me lëvizjet paralele të mësuesve

Zonja Lama ka një apel edhe për zyrën vendore arsimore të Tiranës e cila duket se ka shumë detyra përpara por pak po bën deri më sot.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb