Profesor Bardhyl Musai, njohës i çështjeve të arsimit ka vlerësuar alternimin e mësimit në klasë me atë on line. Sipas tij kjo është një domosdoshmëri në kushtet e pandemisë. I ftuar në “News 24” tek “Vila 24” nën moderimin e Androniki Kolkës, Musai tha se për rikthimin në shkolla apo fakultete kërkohen protokolle rigoroze të hartuara nga Ministria e Shendetesise. Ai parashtroi rrezikun e përhapjes së virusit ku ambientet shkollore mund të kthehehn në qendra infektimi.

“Jemi ende në kushte të pasigurisë”,-thotë Musai, duke shtuar se rihapja e shkollave për maturantët, nën garancinë e Ministrisë së Shëndetësisë, është hap pozitiv pasi zbut pabarazinë mes nxënësve të cilët jo të gjithë kanë patur mundësi të ndjekin rregullisht mësimin on line. Njohës i mirë i arsimit në Shqipëri, Musai thotë se mësimi në distancë sa ndihmesë, po aq ka edhe probleme e veta. Duke vërejtur se nxënësit duke qenë larg në distanë me njëri-tjetrin, krijojnë mungesë të elementit social, ndërsa përparësitë janë në ruajtjen e shëndetit, kur mësimi mund të zëvëndësohet në vazhdim.

Ai ka vlerësuar angazhimin e nxënësve të cilët edhe pse në kushte të vështira, janë përpjekur të mos humbasin lëndët. Gjatë bisedës në “Vila 24”, Musai ka prezantuar edhe librin e tij “Arsimi në demokracinë e brishtë” ku ka renditur 3 aspekte, në njohjen e lexuesit me përvojat pozitive që janë krijuar në 30 vite në Shqipëri, gabimet që janë bërë në sistem dhe rëndësia e kujtesës institucionale. Profesor Musai më tej veçoi nevojën për të ndihmuar studentët që punojnë duke alternuar mësimin on line me atë në auditor dhe futjen e teknologjisë si një aspekt i pashmangshëm për arsimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb