TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e sotme një bashkëbisedim me pedagogë të universiteteve në vend për nisjen e vitit të ri akademik, që do të zhvillohet me mësim online.

Basha foli për kushte të vështira, mungesë të infrastrukturës dhe teknologjisë së përshtatshme për mësimin online.

Basha akuzoi qeverinë se nuk është përgatitur për këtë situatë, pavarësisht se pati kohë të mjaftueshme. Ai kërkoi informacion nga pedagogët dhe problematikat me të cilat përballen si dhe propozime për tejkalim të tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Sa të përgatitur jeni, sa e përgatitur është infrastruktura për mësimin online. Ne kemi kërkuar të bëheshin përgatitjet. Asgjë nga këto që po ndodh nuk është e papritur. Në mars pandemia na kapi pa përgatitur por tani kemi pasur kohë. Nga informacionet që mora, nuk janë marrë masat dhe njoftimi është bërë brenda një kohe të shkurtër. Infrastruktura, teknologjia për mësimin online inekzistente dhe ku është, është larg standardeve.
Teknologjia dhe kapacitetet e universiteteve të pamjaftueshme për të zhvilluar një proces dinjitoz online. Mirëpres propozimet tuaja për të përballuar këtë kalim të beftë tek mësimi online”, tha Basha.

Pedagogët e pranishëm thanë se vendimmarrja ishte e befasishme dhe nuk u parapri me përgatitjet minimale për mësimdhënien online. “Teknologjia që përdorim në mësimdhënien online e siguruar nga vetë pedagogët, jo e duhura. Qeveria nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për mësimin online.
Shpresoj që ky një muaj të jetë vërtetë një muaj. Duhet sa më shpejt të kalohet të paktën gjysma në auditor ose të bëhen këto zgjidhjet dixhitale. Pedagogët janë munduar por në aspektin dixhital kanë mangësi. Shpresoj që qeveria do e dëgjojë thirrjen e opozitës, thirrjen tonë”, tha një prej pedagogëve.

Pedagogu 1
Pedagogu 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb