Edhe nxënësit më të mirë kanë kopjuar së paku një herë të vetme në provime. Një kompani e quajtur “Chegging” po përthith miliona dollarë nga shërbimi i ofruar. Ata ofrojnë për përdoruesit e tyre, kundrejt një shifre modeste prej 14,95 dollarë në muaj, zgjidhjen e problemave matematikore, zbulimin apo zgjidhjen e provimeve të ndryshme.

“Nëse më mbaron koha në provim ose kam probleme me detyrat e shtëpisë, ose një kuiz në internet, i drejtohem ‘chegging”, thotë Matt, një 19-vjeçar në Arizona State.
Kësaj kompanie i nevojitet vetëm pak sekonda për të dhënë një përgjigje për probleme të ndryshme, me fjalë të tjera i “japin” nxënësve kopje.

Chegg është i vendosur në Santa Clara, California, por “zemra” e funksionimit është në Indi, ku ka punësuar më shumë se 70 mijë ekspertë të matematikës, shkencës, teknologjisë dhe inxhinierë. Vlen për të theksuar se kompania përfitoi miliona dollarë gjatë muajve të fundit, pasi prej pandemisë miliona nxënës dhe studentë në të gjithë botën po e zhvillojnë mësimin online.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb