Nga: ZONJA VJOLLCA*

700 gr miell
½ kokë viçi
3 kokrra qepë
5-6 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Fillimisht përgatisim petët të cilat duhet të jenë të pjekura. Ziejmë kokën e viçit dhe më pas e ndajmë në copëza të vogla. Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepët dhe sapo qepa të fillojë të zbutet kaurdisim pak dhe mishin e viçit duke e rregulluar me kripë dhe piper. Lyejmë tavën me pak vaj ulliri dhe vendosim dy petët e para. I spërkasim petët me lengun e mishit dhe vendosim më pas një shtresë me copat e mishit të kaurdisur me qepët. Vendosim përsëri petë, lëng mishi, mish e kështu me rradhë. Në fund sipërfaqen e mbulojmë me një petë të pjekur dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: