Janë disa ushqime që ju ndihmojnë të mbani në kontroll temperaturat e larta dhe trupi juaj të qëndrojë i hidratuar dhe plot me elementë ushqyes.

Mësoni tani cilat janë ato

Kos frutash: Është kombinimi ideal i mëngjesit, në një mot të të nxehtë. Frutat, të cilat kanë përmbajtje të lartë uji, të ndihmojë që të mbash trupin të hidratuar. Sa më të hidratuar ta kesh trupin gjatë ditës, aq më të freskët e ndien veten. Nga ana tjetër, edhe kosi është i pasur me një bakter Lactobacillus acidophilus, i cili mbron trupin nga helmimet, gjë që ndodh rëndom në rastet e temperaturave të larta, atëherë kur ushqimi është vështirë të ruhet gjithmonë i freskët.

Perimet: Është shumë e rëndësishme që nivelet e ujit në trup t’i mbash të ekuilibruara jo vetëm me fruta dhe lëngje, por edhe me perime. Perimet janë zgjedhja e duhur gjatë verës, sepse përmbajnë shumë lëngje dhe vlera ushqyese.

Patatet e pjekura ose pastat: Ushqimet e pasura me karbohidrate të ndihmojnë për të luftuar lodhjen që të shkakton vapa. Dr. Wendy Doyle, nga shoqata e dietologëve në Britani, rekomandon të hahen vakte të vogla me ushqime që përmbajnë karbohidrate gjatë ditës, si p.sh. pite për të ruajtur nivelin e sheqerit në gjak, si dhe nivelin e energjisë. Ushqime të tjera të pasura me karbohidrate janë fasulet e pjekura, orizi, frutat, kosi dhe qumështi.

Xaxiqi: Salca greke, me kos dhe kastravec, ka një përmbajtje uji deri në 94 për qind.

Lakrat: Janë po ashtu një burim i pasur mineralesh, duke përfshirë hekur, i cili është shumë i domosdoshëm sa herë që trupi humbet djersë. Mungesa e hekurit mund të shkaktojë ndjenjën e lodhjes dhe të përgjumjes. Ushqime të tjera që përmbajnë hekur janë edhe mishi, frutat dhe perimet e gjelbra.

Nenexhiku: Nenexhiku mban të ftohur të gjithë trupin, pas asaj djegies që shkakton në gjuhë. Për këtë arsye, dietologët rekomandojnë këtë shije freskuese në mot të nxehtë.

Bananet: Janë një burim i pasur me kalium, i cili ndihmon për të rregulluar nivelin e lëngjeve në trup, pas djersitjes së tepërt. Ushqimet e pasura me kalium, si perimet jeshile, fasulet e pjekura, frutat e thata dhe drithërat janë të rekomanduara gjatë periudhës së nxehtë.

Pjepri: Është më i rëndësishëm për t’u konsumuar gjatë periudhës së nxehtë, sepse pjepri përmban më shumë se 90% ujë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: