Voicemail është një nga mënyrat më pak efiçente të komunikimit, por që akoma vazhdon të përdoret në aplikacionet e mesazheve. Facebook shtoi mesazhet me zë në apliakcionin Messenger në vitin 2013 duke i dhënë mundësi përdoruesve të ‘bashkbisedojnë gojarisht’ me miqtë e tyre. Që nga sot Facebook ka filluar të testojë opsionin e transkriptimit Google Voice për të përmirsuar cilësinë e mesazheve zanorë, raporton PCW.

Kjo do të thotë që tani ju do mund të shihni një para paraqitje të mesazhit zanor të dërguar si në ato të dërguara dhe në ato të marra. Opsioni aktualisht është duke u testuar në një numër të vogël aplikacionesh Messenger dhe në varësi të reagimeve të përdoruesve do të vendoset nëse do të përditësohet përfundimisht apo jo. Një arsye tjetër për këtë testim kaq të kufizuar ka të bëjë dhe me vështirësinë e transkriptimit të zërit në kohë reale. Por Facebook jo pak herë e ka vëne veten para sfidave të tilla të cilat i ka kaluar gjithmonë me sukses.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb